Sport
Vdekja e Kobe Bryant: Shtyhet derbi i Los Angeles

Legjenda e qytetit të Los Angeles, Kobe Bryant, ka ndërruar jetë mbrëmë, pas një aksidenti me helikopter.
Pas kësaj ngjarje tragjike, që ka prekur gjithë botën, e sidomos qytetarët e LA, për të cilët Kobe ishte më shumë sesa basketbollist, NBA ka marrë një vendim të rëndësishëm.
Derbi mes Los Angeles Lakers dhe Los Angeles Clippers që parashihej të luhej nesër, do të shtyhet, përcjell lajmi.net.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Adrian Wojnarowski, duke iu referuar NBA, e më vonë e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e ligës më të fortë të basketbollit në botë. /Lajmi.net/
The following has been released by the NBA pic.twitter.com/NgrEP2qpDi
— NBA (@NBA) January 27, 2020






















