Connect with us

Lajme

Vazhdojnë tensionet: Shkrepen dy raketa pranë Ambasadës së SHBA’së në Irak

Publikuar

Të paktën dy raketa kanë rënë afër ambasadës amerikane në Bagdad, raporton AFP duke iu referuar dëshmitarëve.

Mediat lokale raportojnë se u dëgjuan më shumë shpërthime brenda Zonës së Gjelbër, ku ndodhet Ambasada e SHBA-së.

Sulmi më i ri, i cili ende nuk dihet se nga kush është kryer, vjen pasi që Parlamenti i Irakut  ka miratuar një rezolutë për të dëbuar përgjithmonë trupat amerikane nga vendi.

SHBA ka rreth 5.000 personel ushtarak në Irak, kryesisht këshilltarë.

NA NDIQ NË FACEBOOK