Connect with us

Sport

Valverde e sakrifikoi veten me karton të kuq, ia solli Superkupën Real Madridit

Publikuar

Koha e rregullt e ndeshjes dhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta përfunduan pa gola, 0-0.

Në penallti, Real Madrid u tregua skuadër më e saktë, duke fituar 4:1.

Ndeshja deri te penalltitë ka mundur të mos shkojë fare, nëse Federico Valverde nuk do të ndërhynte qëllimisht ndaj Alvaro Moratas në minutën e 115’.

Valverde ndërhyri nga mbrapa te Morata, i cili po dilte i vetëm para portierit Thibaut Courtois.

Kjo ndërhyrje e Valverde, mund të thuhet se ja solli edhe Superkupën Real Madridit./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK