Lajme
U vetëdorëzua në polici për vrasjen e Vilson Tafçiut/ Zbardhet dëshmia e të riut

Noel Dishi, autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Vilson Tafçiu (Ndokaj) në zonën e “Astirit” në Tiranë, ka mohuar të ketë lidhje me ekzekutimin e të riut.
Dishi tha para bluve se nuk ka lidhje me ngjarjen, e cila tronditi Tiranën mbrëmjen e 20 janarit.I riu u vetëdorëzua në policia gjatë ditës së sotme, pasi autoritetet ishin vënë në kërkim të tij.
“Skam lidhje me vrasjen, nuk e di pse më ngatërroni në këtë histori”, ka thënë autori i dyshuar.
Dishi ka qenë shok me viktimën dhe kanë qenë bashkë madje edhe në Francë dhe Zvicër.
Policia ka marrë në pyetje familjarët e autorit të dyshuar në Sukth të cilët kanë thënë se Vilsonin e njihnin si shok të djalit dhe se shkonte shpesh në shtëpinë e tyre.
Dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, ai ka qëlluar për vdekje me armë Tafçiun.
Ndërkohë, policia në bashkëpunim me prokurorinë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje./ CNA.al






















