Connect with us

Sport

U kthye në “San Siro” si kundërshtar, shikoni çfarë bëjnë tifozët e Interit për Naingolanin

Publikuar

Interi luajti me Kaljarin në shtëpi ditën e djeshme, në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Kupës së Italisë.

Një ndeshje “ishi” kjo për Raxha Naingolan, i cili tashmë luan si i huazuar te Kaljari, ndonëse kartoni i tij zotërohet nga Interi.

Mesfushori belg e ka pasur gjithmonë mbështetjen e tifozëve zikaltër, me të cilët gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyer. Diçka e tillë është parë edhe ditën e djeshme, kur Naingolan është rikthyer në “San Siro” si kundërshtar.

Tifozët e Interit kanë nisur të këndojnë në kor për belgun, duke treguar edhe njëherë për dashurinë e tyre ndaj lojtarit, me këtë të fundit që në shenjë falënderimi ka ngritur dorën dhe i ka përshëndetur tifozët.

NA NDIQ NË FACEBOOK