Lajme
Tymi i zjarreve në Australi krijon pamjen e flamurit Aboriginal, fotografohet nga një grua

Një foto e bërë nga një grua, që tregonte flakët e zjarrit shkatërrues në Australi, dukej imitim i flamurit Aboriginal. Rose Fletcher, nga jugu i Australisë, bëri këtë foto teksa dielli po agonte dhe flakët e zjarrit afër shtëpisë së saj po bëheshin edhe më të rrezikshme.
“Ishte shkrepur në ditën e Vitit të Ri, menjëherë pasi lindi dielli, kur zjarret ishin në situatën më të keqe dhe zemrat ishin të zymta e njerëzit e frikësuar”, tha ajo për Daily Mail, përcjell Periskopi.
Qytetet në bregdetin lindor të Australisë janë zhytur në errësirë në mes të ditës, derisa disa njerëz kanë thënë se kanë parë që qielli të shndërrohej në një të kuqe apokaliptike nga zjarri qq shpërthente.
Të paktën 24 njerëz kanë vdekur deri tani dhe dhjetëra të tjerë janë ende të zhdukur nga këto zjarre. Autoritetet kanë paraparë se ky numër do të rritet.
Përveç numrit të të vdekurve, 1500 shtëpi dhe 4 milion hektarë tokë janë shkatërruar./Periskopi/






















