Connect with us

Lajme

Trump rrezikon luftën në Lindje të Mesme

Publikuar

Pas vrasjes së kryegjeneralit iranian, Ghassem Soleimani – në Bagdad nga një sulm i papritur me dron të SHBA-së – të gjitha shenjat flasin për një përshkallëzim të mëtejshëm. Gjendja është mjaft e rrezikshme. Betimet për hakmarrje të regjimit të Teheranit dhe aleatëve tashmë janë artikuluar; aksionet e dhunës janë të pritshme – situata shumë shpejt mund të dalë jashtë kontrollit.

Aleatët e SHBA-së, si Izraeli dhe Arabia Saudite, por edhe Libani e në radhë të parë Iraku, do të ndjejnë pasoja të rënda. Duke nisur që nga sulmet e përgjakshme ndaj personave, shesheve apo institucioneve e e deri tek sulmet ndaj cisternave apo linjave gaz e naftësjellëse e po ashtu nuk përjashtohen as sulme me predha ndaj aleatëve të SHBA-së, sepse Teherani vrasjen e Soleimanit mund ta konsiderojë vetëm si poshtërim dhe një shpallje faktike të luftës. Teherani as që mund ta përballojë për arsye të politikës së brendshme që ta lerë pa iu kundërpërgjigjur këtij veprimi.

Irani mundet, por jo detyrimisht duhet të aktivizohet vet ushtarakisht. Ai posedon – jo vetëm falë aktiviteteve ushtarake dhe të shërbimeve sekrete të Soleimanit vitete e kaluara – një rrjet mirëfunksionues mes grupeve të armatosura mirë në rajon: nisur që nga milicët pro-iranianë në Irak e Siri e deri tek Hisbollahu libanaz e rebelët Huthi në Jemen që prej kohësh ndodhen në konfrontimin e drejtpërdrejtë me rivalin e Iranit, Arabinë Saudite, e po ashtu armik i shpallur i Izraelit si dhe me SHBA-në.

Me Soleimanin u hoq qafe koka drejtuese operative e pushtetit dhe politikës iraniane të ekspansionit në rajon. E, për ta thënë në mënyrë neutrale, është më shumë se sa vetëm e habitshme që regjimi në Teheran gjeneralin e tij më të rëndësishëm për botën e jashtme nuk mundi ta mbrojë nga një sulm i tillë. Por, edhe në Lindjen e Afërt dhe të Mesme askush nuk është i pazëvendësueshëm, as edhe Ghassem Soleimani si shef i brigadave Al-Kuds: rrjeti i ndërtuar prej tij nga Irani i milicëve besnikë në rajon mund të mbetet i aftë për veprim dhe i rrezikshëm edhe pa të, një pasues i gjeneralit ndërkohë është caktuar.

Soleimani ka merita ushtarake në luftën kundër “Shtetit Islamik” (IS) në Irak dhe në Siri. Por, ai ishte dora e zgjatur e regjimit, që mbështet terrorin dhe sundimin me dhunë brutale. Nuk ka arsye të të vijë keq për këtë njeri – megjithatë vrasja e tij politikisht ishte një gabim. Donald Trump si president i SHBA-së dhe kryekomandant i forcave të armatosura të SHBA-së me këtë jo vetëm rrezikon luftë në të gjithë rajonin, prej nga ai gjoja do t’i tërheqë trupat e vendit të tij. Por, ai rrezikon edhe krijimin e një efekti solidariteti anti-amerikan e anti-perëndimor në rajon. Kjo rrezikon tani edhe lëvizjet demokratike të protestës në Irak, në Liban dhe po ashtu edhe në Iran, ku mund të shuhen protestat politike, që direkt ose indirekt drejtohen edhe kundër qeverisë në Teheran. Nëse ndodh kështu atëherë është pikërisht Trumpi u ka shërbyer direkt interesave të Teheranit. /DW/

Maqedoni19 minutes ago

Snopçe: ASH dëshiron që diaspora të votojë si elektronikisht ashtu edhe me postë, por nuk i mbështesim tre zonat zgjedhore të posaçme

Shqipëri49 minutes ago

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

Lajme2 hours ago

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë

Maqedoni3 hours ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni3 hours ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri3 hours ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme4 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme4 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni6 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota6 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme6 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni6 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

NA NDIQ NË FACEBOOK