Connect with us

Kosovë

Trump godet Iranin në Twitter me SHKRONJA TË MËDHA në lidhje me armët nukleare

Publikuar

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë një postim fare të shkurtër në Twitter pas tensioneve të përshkallëzuara me Iranin. 

Ai ka shkruar se “IRANI KURRË NUK DO TA KETË NJË ARMË BËRTHAMORE!” duke u munduar të qetësonte publikun amerikan, pasi që ShBA-ja është në pritje të hakmarrjes iraniane.

Trump ka kërcënuar Iranin se i ka në shënjestër 52 vende kulturore të këtij vendi për t’i bombarduar nëse ky shtet vendos të hakmerret për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimanit.

Soleimani u vra gjatë të premtes në afërsi të aeroportit të Bagdadit nga një sulm me dron prej forcave amerikane.

Ndërkohë, parlamenti irakian dje ka kaluar një rezolutë në të cilën i kërkohet trupave amerikane që të largohen nga toka, ajri dhe uji i këtij vendi.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK