Connect with us

Sport

Torino interesohet për mbrojtësin e Barcës – negociatat nisin javën tjetër

Publikuar

Moussa Wague është një nga lojtarët me të ardhmen më të ndritur tek Barcelona, dhe lojtari duket se ka zgjuar vëmendje edhe jashtë kufijve.

Gazetari i njohur italian, Nicolo Shicra, ka bërë të ditur se Torino ka shfaqur interesim për Wague, transmeton lajmi.net.

Sipas po të njëjtave burime, bisedimet mes Torino dhe Barcelona do të nisin javën tjetër.

Transferimi i lojtarit pritet të bëhet në formë huazimi, për pjesën e mbetur të sezonit.

Mbetet të shihet nëse do të mbyllet ndonjë marrëveshje për mbrojtësin e krahut të djathtë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK