Connect with us

Lajme

Tirana zyrtare në aksion/ Mbledh krerët e opozitës Selën, Kasamin dhe Gashin

Publikuar

Tirana zyrtare është hedhur në aksion për të bashkuar opozitën shqiptare në Maqedoni, transmeton portali Zyrtare.net.

Krerët e tre partive shqiptare, Ziadin Sela i Aleancës për Shqiptarët, Bilall Kasami i Lëvizjes Besa dhe Afrim Gashi i Alternativës fundjavën që lamë pas kanë qëndruar në Tiranë.

Siç raporton TV21, takimi mes tre kryetarëve është zhvilluar në Ministrinë e punëve të jashtme të Shqipërisë që drejtohet nga Gent Cakaj edhe pse një gjë e tillë u mohua nga kabineti i ministrit Gent Cakaj.

Kujtojmë që ky i fundit, Cakaj, arriti ti unifikoj partitë shqiptare në Luginën e Preshevës të cilat do të dalin bashkë në zgjedhjet e radhës në Serbi./Zyrtare.net

 

NA NDIQ NË FACEBOOK