Sport
Tifozët e Crystal Palace kundër VAR: Po vret pasionin, po vret atmosferën, po vret lojën

Video asistenca e referit për shumë tifozë të futbollit po konsiderohet si diçka negative.
Mbrëmë, goli i anuluar i West Ham kundër Sheffield ka nxitur shumë reagime në futbollin anglez.
Sot, tifozët e Crystal Palace, në ndeshjen kundër Arsenal, kanë ngritur një baner, me një mesazh të qartë kundër VAR-it.

“Po vret pasionin, po vret atmosferën, po vret lojën. Jepini fund VAR-it tani!” shkruhej në banerin e tifozëve, përcjell lajmi.net.
Në ndeshjen që po luhet në ‘Selhurst Park’, Arsenal avancon 0:1 pas 45 minutave lojë. /Lajmi.net/





















