Connect with us

Kosovë

Thaçi ia jep Kurtit edhe 48 orë për të propozuar kandidatin për kryeministër

Publikuar

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, pas takimit me kreun e LVV-së Albin Kurti ka deklaruar se i ka dhënë këtij të fundit 48 orë afat shtesë për të propozuar kandidatin për kryeministër të ardhshëm.

Kështu ka njoftuar presidenti përmes një postimi në Facebook.

Kujtojmë se Albin Kurti duke filluar para mediave pas takimit me Thaçin,  nuk e përmendi një afat të tillë duke thënë se ishte një takim konsultativ dhe pa efekte juridike, shkruan Periskopi.

 

Postimi i Thaçit në Facebook

 

Sapo zhvillova një takim të shkurtër me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në përpjekje për të implementuar rezultatin zgjedhor të Zgjedhjeve të Përgjithshme të 6 tetorit të vitit të kaluar.

Tashmë është bërë hapi i parë i rëndësishëm i konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për çka përsëri i përgëzoj deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Nevoja e formimit të Qeverisë është jetike për shtetin dhe qytetarët e Kosovës. Z. Kurti sot nuk ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Si president i vendit do ta ushtroj autoritetin tim kushtetues dhe ligjor të ruajtjes dhe kultivimit të unitetit politik e qytetar dhe orientimit euroatlantik të shtetit të Kosovës.

Prandaj, kam vendosur që t’i ofroj z. Kurti kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, para se të marr veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore. HTH

 

NA NDIQ NË FACEBOOK