Connect with us

Kosovë

Thaçi e telefonon Milanoviqin, e uron për zgjedhjen president

Publikuar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e posazgjedhur të Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, Thaçi i ka shprehur presidentit të posazgjedhur të Kroacisë përkushtimin tonë për thellimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy shteteve dhe popujve tanë.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me presidentin e posazgjedhur të Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq, të cilin e urova për zgjedhjen e tij në krye të shtetit mik të Kroacisë.

Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, shpreha përkushtimin tonë për thellimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy shteteve dhe popujve tanë.

Presidentin e zgjedhur të Republikës së Kroacisë e përgëzova edhe për marrjen e kryesimit të Këshillit të Bashkimit Evropian, ku Kosova pret një dinamikë të re në rrugëtimin e pandashëm drejt integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Thaçi.

NA NDIQ NË FACEBOOK