Kosovë
Tërmkolli: Kurti po kërkon pushtet absolut, vështirë të ketë sukses edhe nëse arrihet marrëveshja

Ish deputetja nga radhët e LDK së, Melihate Tërmkolli, në “Info Magazinë” ka folur rreth arritjes së marrëveshjes, ku siç thotë ajo, Kurti nuk është i gatshëm të udhëheq vendin.
Sipas Tërmkollit,Kurti nuk ka ndryshuar, përcjell Periskopi.
Ajo theksoi se vështirë të ketë suksesë kjo qeveri edhe nëse arrihet marrëveshja.
“Unë do të thosha që deklarata e Kosnnetit që ka thënë që ka ndryshuar unë mund të them se më vjen kkeq se nuk ka ndryshuar, së pari ka treguar që nuk është i gatshëm me udhëheq qeverinë, ka treguara që nuk është i gatshëm me bahskëpunu me askënd. Ky po kërkon një pushtet absolut, ku në Kosovë nuk ka një gjë të tillë, ne mjaftë e kemi një Edi Rama nuk na duhen dy të tillë. Edhe me arritë marrëveshja bukur vështirë që do të funksionoj sepse Kurti po kërkon pushtet absolut”, tha Tërmkolli/Periskopi





















