Connect with us

Lajme

Tërmeti 6,8 shkallësh në Turqi: Rritet edhe më shumë numri i viktimave

Publikuar

Autoritetet në Turqi kanë njoftuar se numri i të vdekurve nga tërmeti 6,8 me magnitudë ka shkuar në 35.

Deri më tash, janë raportuar mbi 1 mijë e 500 persona të lënduar, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë gjetjet e njerëzve nën rrënoja, me numrin e viktimave që mund të rritet edhe më.

Deri tash, ekipet kërkim-shpëtuese kanë arritur t’i shpëtojnë 45 njerëz, përfshirë një grua që arriti të shpëtonte e gjendur nën rrënojat e shtëpisë së shembur, plot 17 orë pas tërmetit.

Qeveria ka angazhuar më shumë se 3 mijë anëtarë të ekipeve emergjente me qenë nuhatës për të kërkuar për të mbijetuar ose për viktima të mundshme.

Sipas vlerësimeve preliminare të dëmeve, nga tërmeti janë shkatërruar deri më tash 76 ndërtesa, 42 prej të cilave me dëmtime të pariparueshme.

Tërmeti i rëndë 6,8 shkallësh goditi Turqinë lindore gjatë ditës së premte. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK