Connect with us

Lajme

Tërmet gjatë natës, lëkundjet zgjuan edhe Tiranën

Publikuar

Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar në orën 02:40 të mesnatës në Tiranë.

Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, tërmeti ishte me magnitudë 3.7 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti  ishte me epiqendër 13 kilometra në Veriperëndim të Shijakut, me një thellësi prej 10 kilometrash.

Lëkundjet janë ndjerë sidomos në ndërtesat e larta për shkak të vibrimit në lartësi, raporton Lapsi.al, transmeton Klan Kosova.

Por bashkë me lëkundjet që ende nuk janë stabilizuar, vijon edhe paniku tek banorët e kryeqytetit.

NA NDIQ NË FACEBOOK