Connect with us

Lajme

Të shtëna me armë zjarri gjatë protestave në Iran

Publikuar

Një turmë e madhe protestuesish iranianë kanë kërkuar dorëheqjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, pasi u konfirmua se ushtria iraniane e ka qëlluar gabimisht aeroplanin ukrainas në të cilin ndodheshin 176 njerëz brenda.

Nëpër rrjetet sociale po qarkullojnë video ku dëgjohen të shtëna me armë zjarri në afërsi të protestuesve në Tehran, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Në videot në fjalë gjithashtu shihen njollat e gjakut në tokë dhe imazhe të njerëzve me pushkë që duket se janë forca të sigurisë.

Aty gjithashtu vërehen edhe pjesëtarët e policisë të cilët me shkopinj i godasin protestuesit; ndërsa këta të fundit dëgjohen duke bërtitur “mos na godisni”.

NA NDIQ NË FACEBOOK