Connect with us

Sport

Të destinuar për t’u larguar: tre yjet e Milanit “gozhdohen” në stol!

Publikuar

Fitorja e tretë brenda një jave për Milanin ka rritur humorin dhe entuziazmin e grupit kuqezi, aq sa duhet thënë se tashmë Stefano Pioli ka gjetur ndoshta mozaikun e duhur për të marrë maksimumin nga skuadra e tij. Tetë gola të shënuar nuk janë rastësi dhe nuk është rastësi as fakti se tre futbollistë që deri dje konsideroheshin yjet e ekipit, sot janë spektatorë jo pagues në stol, transmeton Telesport.

Suso, Paqueta dhe Piatek kanë qëndruar 90 minuta në stol dhe në fund thjesht kanë bërë përshëndetjen e ritualit te tifozët, por vetëm kaq.

Në fytyrën e tyre është dalluar mërzia për faktin se drejtuesit kanë vendosur që të tre mund të largohen që në janar.

Merkato do edhe 10 ditë deri në fund të saj, por largimi i tyre duhet të ndodhë këtë javë, nëse do të ndodhë, ndryshe bëhet vështirë për të gjetur zëvendësues. Suso ka qenë sërish i vërshëllyer në momentin kur janë lexuar formacionet (si lojtar stoli), ndërsa për Piatek dhe Paqueta të paktën nuk ka kontestim.

Spanjolli pëlqehet nga Roma, Sevilla, Valencia dhe skuadra të tjera, por oferta konkrete nuk ka pasur: të paktën jo 25 mln euro që pretendon Milani. Për Paqueta thjesht sondazh i PSG, që konsideron shumë 35 mln eurot që do Milani. Gjithashtu Piatek është kërkuar nga skuadra që lojtari nuk pëlqen për pozitën e tyre.

Gjithçka mbetet ene në ajrët. por e ardhmja e tre lojtarëve është shënuar: do të largohen , në mos në janar, në verë!

NA NDIQ NË FACEBOOK