Connect with us

Lajme

Taravari: Kemi vizion dhe qëllim të qartë, fitore bindëse e Aleancës

Publikuar

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari është deklaruar pas zgjedhjes së tij në krye të Shtabit Zgjedhor të partisë. Ai shprehet i nderuar dhe mirënjohës për besimin që bashkëpartiakët e tij ia kanë dhënë, duke theksuar se kjo për të paraqet një nxitje tjetër të fortë, për angazhimin e tij partiak dhe për të zhvilluar, siç thotë ai, zgjedhje të ndershme dhe demokratike në vend, përcjell in7.

“Kemi vizion dhe qëllim shumë të qartë: një fitore bindëse dhe e sigurt e Aleancës për Shqiptarët. Rruga drejt këtij qëllimi është përmes ndjekjes së nevojave të qytetarëve, udhëheqjes së përgjegjshme, fushatave të ndershme, përkushtimit për të afirmuar programin strategjik dhe vizionin, ballafaqimin përmes argumenteve, jo manipulimin, përmes qëndrimeve të forta dhe një gatishmëri të palëkundur për të kontribuar fuqimisht në demokraci, rritje dhe zhvillim të shoqërisë.
Është koha për të lëvizur drejt fitores, është koha për të dëgjuar vullnetin e njerëzve. Këtë e meritojmë”, ka shkruar Arben Taravari në rrjetin social Facebook.

NA NDIQ NË FACEBOOK