Sport
Talenti Lushaku: Prej që kam qenë i vogël kam ëndërruar të jem pjesë e Kosovës

19 vjeçari që në Suedi paraqitet te AFC Eskilstuna, është ftuar nga trajneri Bernard Challandes, pikërisht në miqësoren kundër Kombëtares së Suedisë, që luhet ditën e diel.
“Prej që kam qenë i vogël kam ëndërruar të jem pjesë e Kombëtares”, ka deklaruar Lushaku për faqen zyrtare të FFK, përcjell lajmi.net.
“Jam gëzuar shumë kur jam përfshirë në Kombëtaren U21, derisa ftesa e përzgjedhësit Challandes për këtë ndeshje ka qenë diçka e jashtëzakonshme për këtë fillimviti”.
“Shpresoj se me punë dhe angazhim do të me jepet sërish mundësia për të qenë pjesë e Kombëtares A. Sa i përket përgatitjeve ato kanë shkuar mirë dhe krejt ekipi e ka dhënë maksimumin gjatë këtyre tri ditëve. Besoj që nëse japim 100 përqindshin në fushë do të kemi të fitojmë kundër suedezëve”./Lajmi.net/






















