Connect with us

Sport

Superkupa e Spanjës, test i madh për Valverden

Publikuar

Ernesto Valverde është duke u ballafaquar me presion në postin e trajnerit te Barcelona.

Disa rezultate jo të mira në La Ligë kanë bërë që trajneri të ballafaqohet me kritika nga tifozët e klubit katalan.

Mirëpo, Superkupa e Spanjës vjen në një periudhë ku Valverde duhet të nxirret nga kritikat, ose në rastin më të keq të dështimit, të shtohet presioni mbi të, shkruan e përditshmja sportive madrilene “Marca”, përcjell lajmi.net.

Barcelona takohet me Atletico Madridin në gjysmëfinalen e formatit të ri të Superkupës së Spanjës. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK