Lajme
Sulmohet fizikisht drejtori i shkollës së Zhelinës nga shefi i financave të Komunës së Zhelinës

Dje rreth orës 15:00 ka ndodhur një rast i pa precedent në Komunën e Zhelinës, ku shefi i financave, Adil Emini në objektin e shkollës dhe ka filluar një debat verbal me drejtorin, Zeqir Memeti.
Pas debatit verbal nga ana e Adil Emini, siç mëson TopAlNews Emini ka sulmuar edhe fizikisht drejtorin Memeti për arsye ende të pa njohura. Shkaqet se pse ka ardhur deri në këtë konflikt nuk dihen, por siç mësuam, Adil Emini është anëtar i degës së BDI-së në Zhelinë dhe njëherit shef financash në Komunën e Zhelinës.
Rasti në fjalë është paraqitur në polici dhe do të ndërrmerën masat e duhura për sulmuesin e drejtorit të shkollës./TopAlNews/
















