Lajme
Sulmohet akademia ushtarake e Libisë – 30 të vdekur

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 33 të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një sulmi që u krye mbi akademinë ushtarake që ndodhet në kryeqytetin e Libisë.
Qeveria Akordit Kombëtar (GNA) e njohur ndërkombëtarisht po përballet me një ofensivë të Ushtrisë Kombëtare Libiane (LNA) të komandantit ushtarak Khalifa Haftar, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Forcat aleate të GNA-së vlerësojnë se kampi ushtarak u sulmua nga një bombë ajrore të nisur nga rivalët e tyre lindorë.






















