Lajme
Sulm me bombë në Somali, 17 të plagosur

Shtatëmbëdhjetë persona, përfshirë gjashtë shtetas turq, janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm me autobombë në afërsi të kryeqytetit të Somalisë, Mogadishu, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve nga Ambasada e Turqisë në Mogadishu, gjashtë shtetasit turq, punonjës në një firmë ndërtimi nga Turqia, dhe 11 somalezë, janë plagosur nga sulmi terrorist në qytetin Afgooye në jugperëndim të Somalisë dhe janë shtruar për trajtim në spitalin Recep Tayyip Erdoğan në Somali.






















