Connect with us

Shëndetësi

Studimi: Pse ndërtesat nëpër qytet shkaktojnë dhimbje koke

Publikuar

më

Besojeni ose jo, por ndërtesat nëpër qytet mund t’ju shkaktojnë dhimbje koke! Arnold J Wilkins, profesor i psikologjisë në universitetin e Essex, tregoi për CNN si ndikojnë peizazhet urbane te truri ynë.

Gjatë mijërave viteve, truri i njeriut evoloi duke përpunuar në mënyrë efektive skenat e botës natyrore. Por “xhungla” urbane paraqet një sfidë për trurin, për shkak të modeleve të përsëritura që përmban.

Skenat urbane prishin rregullin e natyrës: ato kanë tendencë të shfaqin modele të përsëritura, për shkak të përdorimit të zakonshëm të tipareve të njëjta të projektimit (siç janë dritaret, shkallët, kangjellat). Modele të tilla të rregullta rrallë gjendjen në natyrë.

Për shkak se këto modele të përsëritura të arkitekturës urbane prishin rregullin e natyrës, është e vështirë për trurin që t’i përpunojë. Duke qenë se nuk janë të lehta për t’u përpunuar, janë edhe më pak të përshtatshme për t’u parë. Prandaj edhe sipërfaqet me vija ose shkallët elektrike mund të shkaktojnë dhimbje koke ose kriza epileptike.

Për të studiuar më mirë rastin, u ndërtuan modele të thjeshta kompjuterike për të matur aktivitetin e qelizave nervore në momentin që shohim imazhe të natyrës dhe imazhe te arkitekturës urbane. Modelet u ndërtuan nga profesorë të University of Essex, University of Lincoln dhe University of St. Andrews.

Pas studimit të rastit, profesorët arritën të masnin aktivitetin e qelizave të trurit, shkruan anabel. Sipas tyre, kur shiheshin peizazhe urbane, aktiviteti i qelizave nervore rritej. Me fjalë të tjera, imazhe të tilla kërkojnë më shumë kohë që truri t’i përpunojë.

Hulumtimi doli edhe në përfundimin se në 100 vitet e fundit, projektimi i ndërtesave është bërë gjithnjë e më pak komod për t’u parë.

Një tjetër mënyrë për të studiuar ndikimin që kanë ndërtesat urbane në tru është përdorimi i oksigjenit. Përmes vëzhgimit me dritë me infra të kuqe, studiuesit arritën në përfundimin se kur njerëzit shohin pamje që i shmangen natyrës, rritet përdorimi i oksigjenit në tru. Për aq kohë sa dhimbja e kokës ka tendencën të shkaktohet nga përdorimi i tepërt i oksigjenit, kjo shpjegon pse disa dizajne na japin dhimbje koke.

Personat që vuajnë nga migrena janë më të ndjeshëm ndaj modeleve të përsëritura të ndërtesave. Shumë njerëz që përballen me dhimbjet e migrenës e kanë të pamundur të punojnë nëpër zyra.

Kosovë7 minutes ago

Qeveria e Kosovës ndërpret tregtinë e energjisë me kompanitë serbe, Kurti paralajmëron masa të tjera

Kosovë33 minutes ago

SKANDAL I RËNDË: Kënga e nacionalizmit serb për Kosovën këndohet në ngjarjen e Komisionit Evropian!

Bota38 minutes ago

Goditet sërish Ura e Krimesë: Ukraina shënjestron arterien kryesore të Rusisë, trafiku bllokohet

Maqedoni43 minutes ago

Iskra Haxhi Vasileva merr drejtimin e Prokurorisë për Krim të Organizuar, Abazi ia dorëzon detyrën me një buqetë lulesh

Lajme51 minutes ago

E rëndë në Prizren, 26-vjeçarja ndërron jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës

Maqedoni2 hours ago

Përplasje mes fqinjëve në Bit-Pazar: 35-vjeçarja denoncon se u sulmua nga dy gra

Shqipëri3 hours ago

Parashikimi i motit, mos harroni çadrat! Dita e sotme e paqëndrueshme, me reshje shiu dhe shtrëngata

Lajme4 hours ago

Nga Pallati Élysée te Samiti i EPC-së në Dublin: Kurti përmbyll agjendën e takimeve në Paris dhe Irland

Maqedoni5 hours ago

Selimi godet VLEN-in: Alta Banka mban firmën dhe vulën tuaj!

Shqipëri5 hours ago

Zbulohen dy tentativa kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara në dy autobusë

Lajme6 hours ago

Skandal në Bruksel: Në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, interpretohet kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”

Maqedoni7 hours ago

Mungesa e ekipeve dhe mbingarkesa në spitale, Ndihma e Shpejtë detyrohet të seleksionojë thirrjet emergjente

NA NDIQ NË FACEBOOK