Connect with us

Kosovë

Spahiu çuditet se si Kurti ia dha “një ministri shtesë” Srpskas, i jep dashuri ‘ishi’ i Anti-Korrupsionit

Publikuar

Pas ofertës së re të Lëvizjes Vetëvendosje për të rritur numrin e ministrive nga 12 në 14, ka pasur një reagim të madh publik. Kjo ofertë u cilësua me të drejtë si joserioze nga LDK-ja, pasi që nënkuptonte një ministri shtesë për ta por… edhe një ministri shtesë për Listën Serbe.

Albin Kurti dhe Vetëvendosje kanë qenë të ashpër kundër Listës Serbe dhe kanë akuzuar çdo qeveri që nga viti 2014 se po bënte pazare me një parti që e kishte deleguar pushtetin e saj te Beogradi.

Madje, para zgjedhjeve z.Kurti deklaronte hapur se as që do ta konsideronte futjen e Listës Serbe në Qeverinë e tij.

Por, fjalët i merr era dhe tashmë Kurti ka pranuar se Lista Serbe do të jetë pjesë e Qeverisë së tij. Sidoqoftë, një gjë që ka shqetësuar opinionin publik është “ministria shtesë” për partinë që kontrollohet nga Beogradi.

Kjo specifikohet qartë edhe nga Neni 96 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës (e quajtur “Ministritë dhe Përfaqësimi i Komuniteteve), pika 3, e në të cilin specifikisht kërkohet një ministri shtesë për komunitetet jo-shumicë nëse rritet numri i ministrive në mbi 12.

Dhe duke qenë se Lista Serbe për fat të keq fitoi bindshëm zgjedhjet dhe arriti që pa kuotë t’i merrte 8 deputetë, ajo do të fitojë të drejtën e ministrisë së re.

Tashmë ka reaguar edhe z.Nexhmedin Spahiu, publicist nga Mitrovica, duke thënë se edhe ministria shtesë për komunitetin serb por edhe presidenti Isa Mustafa ishte pjesë e ofertës së Albin Kurtit./Periskopi

 

NA NDIQ NË FACEBOOK