Connect with us

Kosovë

Sot varroset gjenerali i vrarë iranian, Qasem Soleimani

Publikuar

më

Mijëra njerëz të veshur kryesisht me rroba të zeza janë mbledhur të martën në Iran për t’ia dhënë lamtumirën e fundit gjeneralit Iranian, Qasem Soleimani, i cili u vra përmes një sulmi me dron nga forcat amerikane të premten e kaluar. Ai do të varroset në qytetin e lindjes, në Kerman.

Para se të dërgohej në vendlindje, trupi i pajetë i ushtarakut të lartë u nderua paraprakisht nga një numër i madh i njerëzve në Irak dhe më pas në kryeqytetin e Iranit, Tehran.

Irani është zotuar për hakmarrje të ashpër ndaj vrasjes së komandantit të forcave Kuds dhe të dielën u tërhoq plotësisht nga marrëveshja bërthamore ndërkombëtare, me të cilën republikës islamike i kufizohej pasurimi i uraniumit, transmeton Express.

Kush ishte Qasem Soleimani?

Gjenerali 62 vjeç e kishte për detyrë që ta mbronte dhe ta forconte ndikimin e Iranit në Lindjen e Mesme përmes operacioneve sekrete dhe klandestine. Ai vlerësohej si person përgjegjës për dhjetëra sulme ndaj forcave amerikane.

Qasem Soleimani ishte gjeneral i lartë në Trupat e Rojeve Revolucionare të Iranit dhe nga viti 1998 ishte komandant i forcave Kuds, të cilat janë kryesisht përgjegjëse për operacionet e jashtme dhe klandestine.

Ai e kishte filluar karrierën ushtarake në luftën mes Iranit dhe Irakut në vitet e tetëdhjeta, kur kishte shërbyer si komandant i Divizionit të 41-të. Më vonë, ai u angazhua në operacione të jashtme, duke ofruar ndihmë ushtarake për Hezbollahun në Liban. Në vitin 2012, Soleimani i ofroi ndihmë edhe qeverisë së diktatorit sirian, Bashar Al Assad, i cili është aleat i rëndësishëm i Iranit. Ai dha asistencë edhe për forcat shiite në Irak, të përkrahura nga Tehrani.

Soleimani u vra nga një sulm me dron nga forcat amerikane më 3 janar, përderisa ishte duke udhëtuar me një veturë afër aeroportit të Bagdadit. Përpos tij, në këtë sulm mbetën të vrarë edhe disa pjesëtarë irakianë të Forcave Popullore të Mobilizimit. Në pozitën e tij tashmë është emëruar gjenerali Esmail Ghaani, shkruan BBC

Lajme26 minutes ago

Pas shtyrjes për shkak të mungesës së uniformave, sot diplomon gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës

Maqedoni2 hours ago

Goditje e madhe ndaj trafikut të drogës! Sekuestrohen mbi 300 kg kokainë, MPB-ja dhe DEA amerikane ndihmojnë në operacion

Shqipëri2 hours ago

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

Lajme3 hours ago

Hykmete Bajrami: Do të kandidoj për kryetare të LDK-së, e zyrtarizoj kur të bindem se ka një proces të drejtë

Maqedoni4 hours ago

Xhamia historike në Tabanoc drejt restaurimit, Sulejmani paralajmëron mbështetje nga Ministria e Kulturës

Shqipëri5 hours ago

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Lajme6 hours ago

Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë

Maqedoni7 hours ago

Banka Popullore: 12.5 milionë euro transferta drejt Serbisë, asnjë euro drejt Rusisë përmes Alta Bankës

Shqipëri7 hours ago

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Lajme8 hours ago

Nga tenderët 75 milionë euro te akuzat: Ram Geci rrezikon deri në 4 vite burg

Maqedoni10 hours ago

Pesë persona do të përballen me kallëzime penale pas aksionit të policisë në Kumanovë: Dyshime për fajde dhe zhvatje që nga viti 2021

Shqipëri10 hours ago

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

NA NDIQ NË FACEBOOK