Sport
Solskjaer tregon pse Pogba mungon kundër Arsenalit

Mesfushori francez nuk është përfshirë fare për derbin kundër Arsenal.
Lojtari së fundi është kthyer nga një lëndim që e ka mbajtur jashtë fushave për disa muaj.
Por, një ditë më parë agjenti i tij, Mino Raiola, ka lëshuar një deklaratë tronditëse, duke thënë se problemi i Pogba është Manchester United.
Kjo deklaratë nuk duket të jetë arsyeja e kësaj mungesa.
“Pogba nuk po ndjehet mirë në kyçin e këmbës. Ai do të mungojë për disa javë”, ka deklaruar Solskjaer./Lajmi.net/






















