Lajme
11 milionë njerëz në karantinë, dezinfektimi i qytetit, qyteti multimionësh nën maska

Qytet Wuhan i Kinës është futur në karantinë si një vatër e një sëmundjeje vdekjeprurëse të shkaktuar nga një lloj i ri i virusit. Banorët e një qyteti multimilionësh nuk këshillohet të largohen nga territori i Wuhan, raportoi Star TV.
Fluturimet e aeroplanëve u pezulluan përkohësisht në Wuhan, si edhe autobusët, trenat dhe madje edhe metrotë. Qyteti filloi dezinfektimin e rrugëve, të cilat lahen me një preparat të veçantë.
Çadra speciale janë ngritur në qytet për të izoluar pacientët e infektuar në rast të një përhapjeje masive të sëmundjes.
Në Twitter u postua një video ku tregohej se banorët e Wuhanit rrëmbenin ushqim në një supermarket përpara se të mbyllej qyteti. Pamjet e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë, i paraqesin ata si gjithë qytetarët e tjerë, të maskuar.
Sipas të dhënave më të fundit, më shumë se 570 persona janë infektuar me virusin e ri, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 25.
Më 31 dhjetor, autoritetet kineze njoftuan Organizatën Botërore të Shëndetit për një epidemi të pneumonisë së panjohur në qytetin qendror Wuhan. Ekspertët kinezë përcaktuan më 7 janar se shkaktar i sëmundjes ishte virusi 2019-nCoV.
Disa ekspertë besojnë se virusi i ri nuk është aq i rrezikshëm sa SARS, me më shumë se 700 njerëz të vdekur që nga viti 2012.
Tani për tani, nuk ka shërim për virusin e ri, simptomat e të cilit janë ethe, gulçim dhe kollë, dhe gjithashtu mund të shkaktojë pneumoni.
Autoritetet kineze janë ende duke hetuar shkakun e virusit, megjithëse ata kanë konfirmuar se epidemia filloi në një treg në Wuhan nga transaksione të paligjshme të jetës së egër.
CNN shkruan se është zbuluar se burimi i virusit mund të jenë gjarpërinjtë.





















