Kosovë
Skandaloze: Universiteti Amerikan u keqpërdor për pazare politike

Lideri i VV-së Albin Kurti ka zbuluar misterin e takimit të së premtës, i mbajtur fshehtë nga LDk-ka dhe VV-ja.
Kurti në Prizren ka pranuar se ky takim është mbajtur në institucion të Arsimit të Lartë, duke keqperdorur Universitetin Amerikan pë pazare politike.
“Takimi i fundit ishte të premten, jo në Prapashticë po në Universitetin Amerikan. Sot do të takohemi prap me z.Mustafa, por ende nuk ka vend dhe orë të caktuar”, tha Kurti.
Deri më tani, takimet ishin mbajtur në Kuvendin e Kosovës, por tani VV-ja dhe LDK-ja i kanë zhvendosur takimet nëpër institucione të arsimit të lartë, veprim i ri në skenën politike rajonale dhe ndërkombëtare.





















