Connect with us

Lajme

Skandali, 9 automatikë pa leje “gjenden” në zyrën e shefit të komisariatit të Elbasanit

Publikuar

Nëntë armë zjarri, automatike model 56 prej dy vitesh qëndronin në zyrën e shefit të komisariatit të këtij qyteti.

Armët ishin lënë në zyrë pa asnjë dokumentacion përkatës, ndërsa nuk u ishte bërë asnjë ekspertizë për të kuptuar nëse ishin përdorur apo jo në ngjarje kriminale.

Pas ndryshimeve, shefi i ri i komisariatit ka kërkuar sqarime për armët duke vendosur në lëvizje instancat përkatëse.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetimet për rastin.

Burime për Shqiptarja.com pohojnë se armët janë grumbulluar në kuadër të planit të çarmatimit, dorëzimit vullnetar në vitin 2017.

NA NDIQ NË FACEBOOK