Kosovë
Si e kishte kërcënuar komandanti iranian që u vra sot presidentin Donald Trump

Shefi i forcave të Quds-it të Iranit, Qassem Soleimani, i cili sot u vra nga forcat ajrore amerikane me urdhër të presidentit Trump, kishte kërcënuar këtë të fundit në vitin 2018.
“Po të them Z. Trump, po të them, dije se në jemi afër teje, në atë vend që nuk e mendon se jemi. Do të fillosh luftën por ne do ta përfundojmë atë”, kishte thënë ai në një video. Edhe pas vdekjes së Soleimanit, kërcënimet ndaj Amerikës nga Irani kanë vazhduar.
Këtë herë, ministri I Mbrojtjes së Iranit, njëkohësisht komandant i lartë i Quds-it, Amir Hatami, ka kërcënuar Amerikën për vrasjen e Soleimanit.
“Në do të marrim hakmarrje nga të gjitha ata që janë përfshirë dhe janë përgjegjës për vrasjen e tij”.
Edhe lideri suprem Ayatollah Ali Khamenei paralajmëroi hakmarrje të ashpër ndaj ShBA-së, duke e vënë vendin në zi për tri ditë, përcjell Periskopi.
“Të gjithë armiqtë duhet ta dijnë se lufta fetare e rezistencës do të vazhdojë me një motivim të dyfishuar dhe një fitore e padiskutueshme I pret luftëtarët në luftën e shenjtë”.





















