Sport
Shumë emocione, gjashtë gola, por pa fitues në derbin e Ligue 1

Se ky derbi do të ishte i zjarrtë, e tregon më së miri goli i Neymar, që erdhi pas tre minutave lojë.
Mysafirët reaguan shpejtë, duke barazuar në 1:1 përmes Gelson Martins në minutën e 7’, ndërsa Wissam Ben Yedder, në minutën e 13’, kaloi për herë të parë Monacon në epërsi në këtë ndeshje, prej 1:2.
Vazhdimi i pjesës së parë solli edhe dy gola. Fode Toure shënoi në portën e tij, për të bërë që PSG të barazonte rezultatin, para se Neymar të përmbyste gjithçka, duke shënuar në minutën e 42’, për 3:2.
Islam Slimani u përkujdes që ky derbi të përfundoi 3:3, duke barazuar në minutën e 70’ të ndeshjes./Lajmi.net/





















