Lajme
Shtëpia e Bardhë bën presion kundër botimit të librit të Boltonit, thotë se përmban ‘top sekrete’

Shtëpia e Bardhë po bënë presion kundër botimit të librit të ish këshilltarit për siguri kombëtare John Bolton.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare tha që libri përmban ‘top sekrete’ të cilat duhen hequr, një pretendim ky që Bolton e kundërshton.
Në një dorëshkrim të librit pretendohet se Presidenti Donald Trump, e lidhte ndalimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë në këmbim të një favori politik, përcjell Periskopi.
Diskutimet rreth librit të Bolton vijnë kur nisi periudha e marrjes në pyetje në kuadër të gjyqit që po zhvillohet në Senat për Trump.
Të premten, senatorët do të mbajnë një votim të rëndësishën për të lejuar apo jo dëshmitarët në gjykim.




















