Connect with us

Lajme

Shqiptarët në krye të bandave kriminale në Londër, ushqejnë epideminë e kokainës

Published

on

Londra është bërë një vatër e kriminelëve ndërkombëtarë – nga “mbretërit” shqiptarë të kokainës, tek bandat afrikane të rrugës e deri tek turqit qipriot të njohur për grabitje dhe vrasje me pagesë.

Ekspertët i thonë Sun Online se situata në Londër vetëm përshkallëzohet – pasi tregtia e drogës prej 11 miliardë paund në Mbretërinë e Bashkuar dhe tregjet e tjera të paligjshme janë bërë më të fuqishme dhe ndërkombëtare vitet e fundit.

“Ne kemi vërejtur një ngritje të bandave të ndërlidhura ndërkombëtare që kontrollojnë tregtinë e paligjshme dhe aktivitetin e organizuar kriminal në zonat e Londrës dhe përtej kufijve të qarqeve përreth Londrës dhe më larg,” thotë avokati i lartë i mbrojtjes me qendër në Londër, Nick Testicer.

Një ish-agjent policie, Neil Woods tregon se çdo herë oficerët e palodhur të Londrës rrëzojnë kriminelë të organizuar, ata hapin mundësi për gangsterë më efikas që të hyjnë.

“Ajo që bën policia është që të heqë qafe konkurrencën,” thotë ai.

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) llogarit se ka të paktën 4600 grupe të krimit të organizuar (OCG) që veprojnë sot në Mbretërinë e Bashkuar, me Londrën që tani quhet kryeqyteti i pastrimit të parave në botë.

Sigurisht, shumë nga këto janë bandat britanike brutale të rritura në shtëpi.

Por kohët e fundit, rritja e njerëzve dhe kontrabanda e drogës, Interneti dhe oreksi në dukje i pangopshëm i Brits, për kokainën, ka parë një fluks të gangstereve të huaja që zbresin në vend.

Të tjerët – shpesh ata që janë në krye – po kryejnë operacione në Londër nga strehë luksoze jashtë shtetit.

“Sun” zbulon disa nga kriminelët e pamëshirshëm ndërkombëtarë që depërtojnë në kryeqytetin britanik, ku mbretërojnë shqiptarët e kokainës.

Shqiptarët janë bërë lojtarët “dominues” globalë në tregtinë e drogës në Britani, thotë Neil, duke zotëruar tregun e kokainën prej 5 miliardë.

NCA paralajmëron këta gangsterë të pamëshirshëm – të cilët përdorin Londrën si qendrën e tyre kryesore -se paraqesin një “kërcënim të rëndësishëm” dhe janë të shpejtë për të përdorur “dhunën, veçanërisht rreth zbatimit të tregtisë së drogës”.

Burimet thonë se shqiptarët janë bashkuar me ‘Ndrangheta”, grupin më të fuqishëm të mafies italiane, për të dërguar transportime të mëdha kokainë në Mbretërinë e Bashkuar nga portet detare evropiane.

Pasi droga dërgohet brenda territorit britanik, ajo shitet nga tregtarët e rrugës të tillë si Hellbanianz, të cilët akuzohen për rritjen e dhunës së bandave në Lindjen e Londrës.

Me qendër në Barking, banda e rrugës ka postuar më parë video rap dhe foto të makinave luksoze, armë dhe kuti me para në mediat sociale, duke inkurajuar “këmbësorë” të tjerë shqiptarë të bashkohen me ta./panorama/

NA NDIQ NË FACEBOOK