Lajme
Shqiptarët e Luginës bashkohen në një listë zgjedhore para zgjedhjeve parlamentare në Serbi

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka bërë të ditur se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë dakorduar që të lënë anash dallimet dhe të bashkohen brenda një liste të vetme zgjedhore para zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen në Serbi.
Kjo listë, e cila bazohet në parime të qarta programore, do të quhet “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”.
Marrëveshja është arritur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën.
“Kjo listë do të ketë funksion të pazëvendësueshëm në ngritjen e një vargu të gjerë shqetësimesh me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës, duke filluar nga arsimi në shqip, përdorimi i lirë e i hapur i simboleve kombëtare, si dhe rritja e përfaqësimit në institucionet shtetërore”, ka shkruar ndër të tjera Cakaj.
Ky është statusi i plotë i tij në Facebook:
Një super lajm për shqiptarët kudo që ndodhen ????????????… Krerët e partive politike të Luginës së Preshevës kanë…
Gepostet von Gent Cakaj am Donnerstag, 16. Januar 2020



















