Lajme
Shqipëri, vazhdojnë ditët me diell por të ftohta

Edhe gjatë ditës së sotme territori shqiptar mbetet me mot të kthjellet gjatë orëve të paradites dhe mesditës. Por sipas Meteoalb pritet që orët e mbrëmjes të sjellin në vendin tone vranësira kalimtare, të cilat do të jenë më të dukshme në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -4°C në 13°C.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzimi 2 – 3 balle./Ora News.tv/



















