Lajme
Shpërthen bombola e gazit në një dyqan në Tiranë (VIDEO)

Në mëngjesin e sotëm një bombolë e gazit ka shpërthyer në një byrektore në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ” 3 dëshmorët”, në zonën e Yzberishtit.
Siç raporton Ora News shpërthimi ka qenë i fortë dha ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në biznes, përcjellë Klan Kosova.
Paraprakisht nuk dihet nëse ka të lënduar nga shpërthimi, ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje.




















