Lajme
Shokohen britanikët/ 5 emigrantë zbresin nga kamioni në Londër, ja pamjet

5 burra janë kapur nga kamerat teksa po dilnin nga një kamion në Essex, (Britani) ditën e djeshme.
Ata ishin në pjesën e pasme të kamionit, i cili ndaloi në qytet rreth orës 11:30 të ditës së djeshme.
Një dëshmitar tha për mediat britanike se sapo kanë zbritur nga kamioni emigrantët thanë me zë të lartë: “Gëzuar Vitin e Ri… Londër, ne erdhëm”.
Besohet se ata kanë kaluar nga “English Channel”, për të zbarkuar më pas në Londër. Nuk dihet ende identiteti dhe kombësia e 5 burrave.

























