Kosovë
Shkencëtarët australianë rikrijojë të parët koronavirusin jashtë territorit të Kinës

Shkencëtarët në Australi janë të parët që kanë rikrijuar koronavirusin jashtë territorit të Kinës, në atë që ata e quajnë ‘përparim të rëndësishëm’.
Zbulimi do t’i ofrohet Organizatë Botërore të Shëndetësisë, me shpresën se mund të ndihmojë për diagnostifikimin dhe trajtimin e virusit, shkruan BBC.
Shkencëtarët në Kinë gjithashtu kanë rikrijuar virusin dhe kanë ndarë sekuencën e tij të gjenomit, por jo edhe vetë virusin, përcjell Periskopi.
132 persona kanë vdekur në Kinë nga virusi dhe janë raportuar afër 6,000 persona të infektuar.
Të paktën 47 raste të konfirmuara janë nga 16 vende të tjera, përfshirë Tajlandën, Francën, SHBA-në dhe Australinë. Asnjë vdekje nuk është raportuar jashtë Kinës.


















