Connect with us

Lajme

Shënohet viktima e parë e gripit në Kroaci

Publikuar

Gjithsej 878 pacientë me grip janë regjistruar zyrtarisht në Kroaci, dhe një person ka ndërruar jetë, sipas Institutit Kroat të Shëndetit Publik.

Kulmi i sezonit të gripit pritet në fund të këtij muaji dhe muajin tjetër, raporton portali Index.hr.

Një vdekje u raportua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Zagreb, transmeton Klan Kosova.

Katër vdekje të tjera janë raportuar në Institutin e Shëndetit Publik, por ende nuk janë konfirmuar se a janë shkaktuar nga gripi, transmeton Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK