Connect with us

Kosovë

SHBA vret liderin e ushtrisë iraniane, Ali Khamenei: Prisni hakmarrje të ashpër

Publikuar

më

Një prej liderëve kryesorë të ushtrisë së Iranit, Qassem Soleimani, është vrarë gjatë një sulmi ajror me dron të urdhëruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka konfirmuar të enjten në mbrëmje Pentagoni. Soleimani u godit në aeroportin e Bagdadit në Irak, qytet ku ka patur së fundmi protesta të forta anti-amerikane.

Dy persona raportohen të vdekur dhe nëntë të tjerë të plagosur pasi raketat ranë pranë terminalit të ngarkesave ajrore, duke djegur edhe dy automjete.

Ka qenë vetë presidenti Donald Trump që ka urdhëruar vrasjen e Soleimani, ndërkohë që në profilin në “Twitter” ka publikuar një foto të flamurit amerikan.

Gjenerali Qassem Soleimani ishte Komandanti i Forcës elitë Al-Quds, pjesë e Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit. Vrasja e tij nga shumë ekspertë po konsiderohet si momenti më delikat në Lindjen e Mesme që pas Luftës së Irakut.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei deklaroi pas sulmit se “hakmarrja e ashpër i pret kriminelët”, ndërsa ministri i Jashtëm, Javad Zarif, e quajti veprimin e SHBA-së si “akt të terrorizmit ndërkombëtar”.

Përgjigja e Uashingtonit erdhi pas sulmeve të bëra ditët e fundit ndaj Ambasadës Amerikane në Baghdad, të cilat mendohet se janë nxitur nga forcat iraniane.

Lajme19 seconds ago

Bekim Sali dhe Mickoski presin në Qeveri kryeparlamentaren e Kosovës, Albulena Haxhiu

Lajme5 minutes ago

Gashi priti Haxhiun në Kuvend: Thellim i bashkëpunimit parlamentar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Shqipëri49 minutes ago

Aksident tragjik në Berat-Dimal, humb jetën 63-vjeçari me biçikletë, plagoset një këmbësore

Lajme1 hour ago

Ndërpritet transmetimi live në Top Channel: Grida Duma bie pa ndjenja në hyrje të “Top Story”

Lajme1 hour ago

Mjeku nga Tetova, Omer Xhemali, emerohet drejtor i Klinikes së Kardiokirurgjise në Zurich

Lajme2 hours ago

Raporti financiar i KQZ’së për partitë – Kaq para shpenzoi PDK nga korriku deri në shtator

Maqedoni3 hours ago

Në Maqedoninë e Veriut jetojnë 23.847 serbë, Vuçiqi mori vetëm 994 vota – BIRN zbulon 111.700 euro për shoqata pro-SNS-së

Bota3 hours ago

Si arriti partia e Vuçiqit të marrë më shumë mbi 1 mijë vota në fshatrat shqiptare të Preshevës?

Lajme3 hours ago

Prokuroria tregon se për çfarë akuzohet ish-burri i Arlinda Zekës: Ia nxori rrobat nga rrobalarësja në oborr…!

Maqedoni3 hours ago

Tre të lënduar nga përplasja e një “Golf”-i me një “Audi” në Shkup

Shqipëri4 hours ago

“Dhuna rrezikoi vendin, Berisha përkrahu Antifa-n!”- Frrok Çupi: Protesta në Beograd, ndryshe nga e Tiranës! Atje protestuan studentë, këtu huliganë

Kosovë4 hours ago

Rasti i Arlinda Zekajt: Kuvendi miraton rezolutë dhe komision për hetimin e përgjegjësive institucionale

NA NDIQ NË FACEBOOK