Connect with us

Sport

Setien rrit spekulimet për transferimin e Rodrigo: Më pëlqejnë të gjithë lojtarët e mirë

Publikuar

Trajneri i Barcelonës, Setien, nuk iu ka shpëtuar dot pyetjeve që lidhen me merkaton e janarit.

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi, pas lëndimit të Luis Suarez, dhe një nga emrat që lidhet me skuadrën nga ‘Camp Nou’ është ai Rodrigo Moreno.

Lidhur me lojtarin ka folur edhe Setien, i cili nuk ka fshehur simpatinë e tij për lojtarin.

“Rodrigo? Mua më pëlqejnë të gjithë lojtarët e mirë” ka thënë Setien, transmeton lajmi.net.

“Ai është futbollist i jashtëzakonshëm, nesër ai mund të na hap shumë probleme dhe është lojtar kyç i skuadrës së tij” ka shtuar trajneri i Barcës.

Gjithashtu, një emër tjetër që është lidhur së fundmi me Barcelonën, është ai i Pierre Emerick Aubameyang, por gjasat për një transferim të tillë në janar janë minimale. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK