Sport
Setien ndryshon komplet formacionin e Barcelonës në Copa del Rey

Barcelona e Quique Setien debuton sonte në Copa del Rey, një garë e cila pritet të sjellë shumë ndryshime në formacionin e skuadrës katalane.
E përditshmja sportive katalane “Sport”, shkruan se trajneri i ri i Barcelonës do të bëjë ndryshime të mëdha në formacion në duelin kundër Can Misses, transmeton lajmi.net.
Lideri i La Ligës do të zhvillojë rrethin e parë kualifikues në Copa del Rey dhe në mungesë të disa prej yjeve kryesorë të ekipit: Messi, Busquets dhe Pique, së bashku me të lënduarit Suarez e Dembele.
Këto janë formacionet e mundshme të skuadrave. /Lajmi.net/






















