Connect with us

Sport

Setien befason me përforcimin e ri te Barcelona

Publikuar

Barcelona dëshiron të arrijë marrëveshje me Boca Juniors për transferimin e mbrojtësit të talentuar, Santiago Ramos Mingo.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja sportive madrilene “Marca”, transmeton lajmi.net.

Palët mund të arrijnë marrëveshje nëse gjiganti nga La Liga paguan një kompensim të përshtatshëm për 18 vjeçarin.

Boca Juniors nuk e kundërshton largimin e tij andaj Mingo mund të bëhet përforcim i ardhshëm i trajnerit të ri të Barcelonës, Quique Setien. /Lajmi.net/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK