Kosovë
Selimi: VV nuk e ka kërkuar asnjëherë postin e presidentit

Rexhep Selimi i Vetëvendosjes ka thënë se për pozitën e presidentit duhet të jetë një emër që është mbi partitë politike, shkruan Periskopi.
“Ne kemi thënë që posti i presidentit do të ishte mirë që të mbetet mbi partitë, jo nuk është problem ky por presim që ta definojmë ditëve në vazhdim”, ka thënë ai në Rubikon.
Selimi duke folur për postin e presidentit u shpreh se VV nuk heq dorë nga një emerë konsensual edhe nëse vazhdojnë bisedimet me LDK’në
“Çështja e presidentit do të diskutohet tash e tutje do të ishte mirë që të shkoni në atë rrugë që ta kërkonim një të përbashkët. Duke e lënë presidentit për të ardhmen për të dyat partitë, nuk e kemi thënë që s’ju takon ju ose na takon ne”, u shpreh ai.
Ai ka thënë se VV nuk e ka kërkuar asnjëherë postin e presidentit.
Ndërsa kërkesën e LDK’së për balancim të pushteteve, Selimi nuk mendon se është një frazë e duhur dhe se VV e ka dëgjuar me kujdesë kërkesën e LDK’së.
“LVV e ka dëgjuar me kujdes që ka thënë duhet të ketë balancim pushtetet edhe pse nuk mendoj që është fraza dakord, ndarje përgjysmë e pushteteve”, u shpreh ai.
Ndërsa me këtë fjali Selimi nënkupton që VV nuk do t’i pranojë propozimet e LDK’së sepse i kanë fituar zgjedhjet: “Ky është vendimi i qytetarëve o Adriatik, nuk po tentojmë që ta bëjmë vet (qeverinë)”./Periskopi/






















