Connect with us

Kosovë

Selimi: Me LDK’në takohemi këtë fundjavë – çështja e presidentit është në tavolinë

Publikuar

Rexhep Selimi deputet nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se nuk mund të kthehen në datat të cilat kanë kaluar.

Ai ka thënë se me LDK-në do të takohen në fundjavë, duke shtuar se, çështja e presidentit do të jetë në tavolinë.

“I vetmi vendim i drejtë i cili u bë në legjislaturën e shtatë, ishte zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë dhe ju po doni ta zhbëni. Ne do të takohemi këtë fundjavë, përderisa shkojmë në tavolinë. Çështja e presidentit është në tavolinë, çështja e ministrive është në tavolinë. Tavolina e kësaj jave do të zgjedhë shumë çështje. Besoj që do të ketë kompromis nga të dyja palët”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se VV nuk e ka kërkuar asnjëherë postin e presidentit.

Ndërsa kërkesën e LDK’së për balancim të pushteteve, Selimi nuk mendon se është një frazë e duhur dhe se VV e ka dëgjuar me kujdesë këtë gjë.

“LVV e ka dëgjuar me kujdes që ka thënë duhet të ketë balancim pushteteve edhe pse nuk mendoj që është frazë dakord, ndarje përgjysmë e pushteteve”, u shpreh ai.

Ndërsa me këtë fjali Selimi nënkupton që VV nuk do t’i pranojë propozimet e LDK’së sepse sipas tij VV ka fituar zgjedhjet: “Ky është vendimi i qytetarëve o Adriatik, nuk po tentojmë që ta bëjmë vet (qeverinë)”./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK