Connect with us

Kosovë

Selimi i kundërpërgjigjet Haki Abazit: Mandati është i joti, bone o trim!

Publikuar

Selim Selimi – shef i kabinetit të Kryeministrit në detyrë Ramush Haradinajt, iu është kundërpërgjigjur Haki Abazit nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili dje tha se VV nuk do të hyjë në asnjë mënyrë në koalicion me AAK-në.

Përmet një shkrimi në Twitter, Selimi ka thënë se përgjegjësia për formimin e Qeverisë bie mbi mandatarin.

“Kryeministri Ramush Haradinaj e pati deklaratën e qartë! Përgjegjësia për formim të Qeverisë bie mbi mandatarin. Paska folur ZVKM në tentativë për Qeverinë në tentativë. Analizë në abstrakt. Qetësohu ZVKM në tentativë, mandati është i yti. Bëje o trim!”,

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Twitter.

NA NDIQ NË FACEBOOK