Kosovë
Rrotullohet autoambulanca, vdes personi që po transferohej në QKUK

Mbrëmë në një aksident trafiku ku është përfshirë edhe një autoambulancë, ka mbetur i vdekur një person.
Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Gjilanit, ku bëhet e ditur se si pasojë e rrokullisjes së autoambulancës, teksa po dërgohej një pacient nga Gjilani në QKUK, ka ndërruar jetë pacienti.
Këtë e ka konfirmuar për Periskopin Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.
“Rreth orës 23:00, jemi informuar nga QKUK-ja në Prishtinë se pasagjeri që ishte transferuar në QKUK për trajtim mjekësor, nga lëndimet e marrura në aksidentin e komunikacionit kishte ndërruar jetë. Lidhur me rastin kemi informuar prokurorin kujdestar, i cila ka urdhëruar që trupi i pajetë i të ndjerit të dërgohet në IML për Obduksion”, tha Hashani për Periskopin.




















