Connect with us

Lajme

Rritja ekonomike prej 3.2%, Bela: Parashikimet mund të jenë të realizueshme

Publikuar

më

Në raportin për Prospektet Ekonomike Globale, Banka Botërore parashikon rritje të butë ekonomike në vitin 2020. Viti 2019 pas sipad BB ishte një ndër vitet më të dobëta që nga kriza globale financiare.

Sa i perket rajonit rritje me te larte ekonomike pritet te ketë Kosova me 4.2 % dhe Serbia me 3,9 %, ndërkohë RMV parashikohet të ketë rritje prej 3.2%. Profesori universitar Bujamin Bela vlerson se duke u bazuar në të kaluarën janë realizuar parashikimet e BB për Maqedoninë e Veriut por ka pasur probleme të brendshme dhe te jashtme të cilat kanë ndikuar në realizimin e ketyre parashikimeve.

“Me këtë parashikim shihet se do të ketë rritje prej 3.2 %. Por në krahasim me raportet e viteve të kaluara kemi një trend me të cilën parashikimet janë realizuar por ka pasur probleme të brendshme dhe këto probleme do ti kasha ndarë në dy faktorë, faktorë të cilin mund ti kontrollon një ekonomi nacionale dhe faktorë të cilat janë të pakontrolluar që vijnë nga tensionet e ndryshme të tregtisë ndërkombëtare por edhe tensionet e ndryshme gjeopolitike që kanë të bëjnë me realizimin e këtyre parashikimeve” – tha profesori universitar, Bujamin Bela.

Rritja ekonomike prej 3.2% për RMV-në, në vitin 2020, Bela: Jostabiliteti politik, faktor i pakontrolluar

Sa i përket faktorëve të brendshëm të cilët ndikojnë në rritjen ekonomike Bela potencon zgjedhjet e parakoshme të cilat ndikojnë negativisht në investimet kapitale por thotë se së fundmi me rritjeve të pagave dhe transfereve sociale mund që kjo ngecje të zëvendësohen nga rritja e konsumit.

“Aspekti i jostabilitetit politik ndikon drejpërsëdrejti në rritjen apo rrënien ekonomike. Kemi aspektet pozitive dhe ato negative që ndikojnë. Padyshim pasiqë jemi në një vit zgjedhor ky kuartal do të ketë ngecje të investimeve kapitale nga ana e shtetit por ndoshta do të ketë një aspekt pozitiv tek konsumi me rritjet e fundit të pagave shëndetsi, arsim dhe rritjen e transfereve sociale. Të gjitha këto mund të ndikojnë që konsumi ta zëvendëson ndoshta një pjesë në kuadër të këtij kuartali deri sa është ky vakum parazgjedhor” – u shpreh Bela.

Në raportin e fundit ceket se rritja e obligimeve fiskale si rezultat i rritjes së pagave në sektorit publik, rritjes së trënsfereve socile dhe shepnzimeve me të mëdh për projektet infrastrukturore nga ajo që është planifikuar më heret do ta zvogëlojnë hapsirën për stimulimet fiskale në të ardhmën dhe ta dobësojnë klimën e biznesit.

Ndryshe nga BB e cila parashikon rritje prej 3.2 %, Qeveria dhe Banka Popullore e Maqedonisë presin rritje këtë vit prej 3.8 % . (Gazmend Kurtishi, TVM2)

Shqipëri2 minutes ago

Ndërtohet infrastruktura e sigurisë në Forumin Romak të Butrintit! Rama ndan pamjet: Punohet për ta përcjellë brez pas brezi këtë pasuri të jashtëzakonshme

Lajme18 minutes ago

Çfarë dëshmoi Ali Ahmeti në Hagë? Shasivari ngre pikëpyetje në përvjetorin e “pritës” së raportuar ndaj Ahmetit në Shqipëri

Kosovë21 minutes ago

Kurti: Kosova humbi mbi 40 milionë euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Maqedoni1 hour ago

Skandal doganor: 19 të dyshuar për kontrabandë cigaresh, 250 milionë denarë dëm buxhetit!

Shqipëri2 hours ago

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

Lajme3 hours ago

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje

Maqedoni4 hours ago

Pacientët presin deri në 6 muaj për operacion, mungojnë edhe mjekët

Shqipëri4 hours ago

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

Lajme6 hours ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni7 hours ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri7 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme8 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

NA NDIQ NË FACEBOOK